Elbasan, mblidhet Shtabi i Emergjencave

06/01/2016 10:35

Situata e rënduar meteorologjike dhe problemet e shfaqura kanë bërë që prefekti i Qarkut të Elbasanit të mbledhë Shtabin e Emergjencave Civile për t’i paraprirë, por edhe për të koordinuar veprimet në rast të emergjencave të mundshme.

Situatë e rënduar paraqitet në disa shkolla 9-vjeçare të Librazhdit, ku godinat e amortizuara e bëjnë të vështirë zhvillimin e një procesi normal mësimor. Një situatë e tillë vihet re në fshatrat Qukës dhe Gurakuq. Po në rrethin e Librazhdit probleme ka pasur edhe në furnizimin me energji elektrike.

Gjatë orëve në vijim pritet përkeqësim i motit dhe shtimi i problematikave. Shtabi i Emergjencave Civile kërkoi ndërgjegjësimin e qyterarëve për të marrë pjesë aktive në minimizimin e dëmeve duke ndihmuar grupet e punës në terren.

Top Channel