Rally Dakar 2016, tjetër sukses i Sebastian Loeb

06/01/2016 00:00

Sebastian Lëb nuk toleron aspak në këtë edicion të Rally dakar ku ai është debutues. Piloti francez i Peugeot fitopi edhe etapën e tretë të këtijk aktiviteti në kategorinë e makinave duke përforcuar edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Nëntë herë kampioni i botës në Rally e përshkoi itinerarirn Termas Rio Hondo-Huhuj  me kohën 2 orë 9 minuta e 39 sekonda. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot i Peugeot dhe bëhet fjalë për Carlos Sainz me 1 minutë e 23 sekonda më shumë se Lëb, ndërsa kampioni në fuqi Nasser Al Attiyah u rendit në vendin e tretë.

Në klasifikimin e përgjithshëm Lëb kryeson me kohën 6 orë 1 minutë e 42 sekonda. në vendin e dytë është ngjitur De Viliers me 5 minuta e 3 sekonda, ndërsa në vendin e tretë është francezi Peterhansel që etapën e tretë e  mbylli në vendin e gjashtë.

Në kategorinë e motorëve, ai që shënoi kohën më të shpejtë ishte Joan Barreda, por spanjolli nuk iu gëzua shumë këtij suksesi pasi u penalizua me 1 minutë nga komisarët e garës duke zbritur në vendin e gjashtë.

Fitorja e etapës i shkoi argjentinasit Benavides me 2 orë 31 minuta e 3 sekonda. në vendin e dytë u pozicionua Gonsalves me 26 sekonda më shumë, ndërsa i treti doli francezi Meo.

Në renditjen e përgjithshme, ai që merr kryesimin është Svitko me 6 orë 27 minuta e 4 sekonda. në vendin e dytë është Benavides, ndërsa spanjolli Barreda pozicionohet i treti.

Top Channel