Panariti: Situata më kritike në qarkun e Lezhës

06/01/2016 11:10

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bën të ditur se situata më kritike paraqitet në qarkun e Lezhës, ndërsa garanton se hidrovoret janë në funksion të plotë.

Në një konferencë për shtyp, ku paraqiti dhe analizën një vjetore të dikasterit që drejton, ministri tha se aktualisht nuk ka situatë përmbytjesh.

“Situata në kontroll, kanalet kryesore të hapura. Në Kurbin ku kemi pika kritike, në zonën e Ishmit ujërat janë në nivelin maksimal, po nuk kemi situatë përmbytjesh. Kemi dërgim të mjeteve motorike atje për të mbajtur në kontroll situatën, kemi probleme të pjesshme në përroin e Zarranikës, po dhe atje jemi përqënrduar që situat të mbahet në kontroll. Pjesa tjetër e territorit është në kontroll të plotë”, tha ministri Panariti.

Top Channel