Kampionati i NBA, fitorja e 33 sezonale për Golden State

06/01/2016 00:00

Golden State vijon marshimin e tij në kampionatin e NBA. Skuadra kampione në fuqikëtë radhë mposhti Los angeles Lakers në Staples Center me rezultatin 109-88 duke shënuar suksesin e 33 sezonal në 35 ndeshje të zhvilluara.

Protagonisti për Uorriors në këtë sfidë u bë Klay Thompson që shënoi 36 pikë, 22 nga të cilat vetëm në periudhën e parë. Stephen Curry që kishte edhe një problem në këmbë, e mbylli sfidën me vetëm 17 pikë të shënuara. Ndërsa për Lakers i vetmi që mori nota pozitive ishte Jordan Clarkson me 23 pikë, ndërsa Kobe Bryant u detyrua të mugojë edhe në këtë përballje për shkak të problemeve në shpatullën e djathtë.

Vazhdon momenti i artë për Jimmy Butler, i cili pasi shënoi 40 pikë vetëm në një pjesë në ndeshjen me toronton, i shtoi statistikat e tij me 32 pikë të tjera në suksesin 117-106 të Chicagos me Miluoki Bucks.

Një paraqitje shumë të mirë në këtë sfidë bënë edhe Pau gasol me 26 pikë e 11 topa në tabelë si dhe Taj Gibson, 11 pikë e 14 topa në tabelë. Me këtë sukses, chicago mban vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 21 fitore dhe 12 humbje.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Dallas Mavericks fitoi pas 2 kohëve shtesë sfidën me Sacramento Kings 117-116, ndërsa Nju Jork Kniks mundi Atlanta Houks 107-101.

Top Channel