Kush e bën Jennifer Garner të buzëqeshë?

06/01/2016 00:00

Ka qënë paksa e pakuptueshme këto muajt e fundit, pasi i dha fund martesës me Ben Affleck.

Por duket se dikush e ka bërë Jennifer Garner të buzëqeshë sërish teksa është fotografuar në Los Angeles me një burrë misterioz, shkruan Daily Mail, e cila ka postuar dhe fotot ekskluzive.

Aktorja 43-vjeçare ka kaluar 30 minuta në shoqërinë e një mashkulli në makinën e tij. Gjatë bisedës së tyre Jennifer qeshte me të madhe herë pas here, dhe dukej mjaft e rehatuar. 

Teksa largohej nga makina e mikut të saj,  aktorja qeshte herë pas here me vete. Por një burim i afërt me yllin e Hollivudit ka thënë për Entertainment Tonight se ata janë thjesht miq.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel