Daisy Ridley duket jashtë kësaj bote

06/01/2016 00:00

Tashmë është bërë mjaft e njohur për shkak të rolit të saj në filmin më të ri “Star Wars”.

Daisy Ridley është fotografuar në plazhet e Miamit, ku duket se ka marrë një periudhë relaksi pas suksesit të arritur. 23-vjeçarja ka treguar trupin e saj e veshur me një palë rroba banje të zeza.

Londinezja po shijonte pushimet e Vitit të Ri me mamanë e saj në diellin e Floridas. Ylli shfaqet me lëkurë ngjyrë porcelani me flokët e saj brune mbi supe dhe syze dielli të mëdha.
Për të siguruar një mbrojtje për veten, Daisy nuk harron të vendosë dhe kremin mbrojtës nga dielli.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel