Kukës, Ristani: Rama po abuzon me pushtetin, ta rrëzojmë qeverinë

06/01/2016 00:00

Ndërkohë që vendi po përmbytet, – denoncuan demokratët, – kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë private në SHBA.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani deklaroi se, udhëtimi i kreut të qeverisë në Amerikë është një udhëtim qejfi, duke u kapur – sipas tij nga mediat, – në një ndeshje basketbolli, ku biletat kushtojnë shumë shtrenjtë. Për Partinë Demokratike, kjo është jo vetëm papërgjegjshmëri, por abuzim me pushtetin.

“Në 2013-n, socialistët fituan në Shqipëri dhe ngjyra blu ngeli në Kukës. Për këtë, Kukësi dhe demokratët e këtij qyteti meritojnë mirënjohje. Unë shpresoj vërtet, që nga Kukësi ne të nisim revolucionin demokratik, që këtë herë duhet me patjetër të këtë revoltë popullore në mënyrë demokratike, për ta përmbysur këtë qeveri, e cila nuk është popullore dhe po ecën në një drejtim të gabuar me praktikën e saj antipopullore”, tha Ristani.

Sekretari i PD-së ndodhej në Kukës së bashku me deputetin e këtij qarku, Flamur Noka, për të përkujtuar 25-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Top Channel