Treni i linjës Shkodër-Hani i Hotit përplas mjetin, dy të plagosur

06/01/2016 00:00

Një autoveturë me dy persona brenda është përplasur paraditen e kësaj të mërkure nga treni i linjës hekurudhore ndërkombëtare, Shkodër-Hani i Hotit, në mbikalimin e fshatit Shtoj.

Si pasojë e përplasjes, kanë marrë plagë të lehta drejtuesi i autoveturës, shtetasi me inicialet P.V., 52 vjeç, punonjës i Policisë së Shkodrës, si dhe djali i tij 17-vjeçar me inicialet E.V.

Aksidenti ka ndodhur në momentin që makina po kalonte te mbikalimi, ndërkohë që për rreth 150 është marrë përpara nga forca goditëse e trenit.

Policia ka shkuar shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel