Kosovë, një muaj paraburgim të dyshuarve për terrorizëm

06/01/2016 00:00

Dy të rinjve, që u arrestuan mbrëmjen e së hënës në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, nën dyshimin se po shkonin të bashkoheshin me ISIS në Siri, u është caktuar këtë të mërkurë masa e paraburgimit prej një muaji, nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Të pandehurit F.B. dhe V.H., shtetas shqiptarë të Kosovës, dyshohen për veprat penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në një grup terrorist”, të parashikuar nga neni 143, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas gazetës online “Express”, dy të rinjtë janë Vilson Halili, 23 vjeç, dhe Florentin Bajrami, 18 vjeç, që të dy nga rrethinat e Gjilanit.

Top Channel