OSHEE, probleme në disa zona të vendit

06/01/2016 15:05

OSHEE bën të ditur se ka stakuar pesë fidera në zonën e Bregut të Lumit për efekt sigurie.

Sipas raportimit të fundit të saj, kjo ka sjellë mungesë energjie në Zall Bastar, në një pjesë të Kamzës, Shën Mëria e gjitha pa drita, një pjesë e Ibës dhe e Farkës, Shupal dhe zona e Bregut të Lumit e gjitha.

Problem janë vërejtur në zonat e thella rurale malore, për shkak të motit të keq. Megjithatë bëhet e ditur se të gjithë spitalet dhe hidrovoret furnizohen me energji elektrike.

Zonat pa energji për shkak të motit të keq:

Tirana
Ibë (pjesërisht), Kombinat, Mullet, Kodra Priftit (pjesërisht), Shupal (pjeserisht), Valias, Farkë, Gjikaj, Shënmeri

Kukës
Geghysen (pjesërisht) /Kukës; Pac /B.Curri, Nikoliq/Has, Mamëz,Suroi, Fajzë

Elbasan
Lunik (pjesërisht) dhe pjesërisht zonë e qytetit/Librazhd, Polis, Gracen

Shkodra
Iballë, Arrës Miliskaj, Velipojë, Hajmel, Shengjin, Qytet Lezhë, Zejmen.

Vlora
Amonic, Gorisht/ Vlorë, Rradhimë, Orikum

Berat
Divjakë/Lushnje

Durrës
Zona ish-Keneta, Durrës /Spitalla, Bisht Pallë, Rrogozhine/Gos

Burreli
Thuman, Fushë Gjorm, Shtufe, Simon, Qafë Zorres, Cerenet, Zejnisht.

Gjirokastra
Lazarat, Lunxheri

Top Channel