Aksidentohet automjeti, humb jetën drejtuesi gjatë transportit për në spital

06/01/2016 00:00

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë në hyrje të Tiranës nga “rruga e Elbasanit”, pranë Fakultetit Filologjik.

Nga sa mësohet, mjeti me targa AA 322 HX është përplasur me bordurën ndarëse, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të tij, i cili është transportuar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve gjatë rrugës.

Policia ka identifikuar drejtuesin me inicialet E.D., ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel