Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit që në orët e para të së mërkurës, veç përmbytjeve në disa qarqe, kanë shkaktuar dhe rrëshqitje të dheut në Rrugën e Kombit.

Për disa orë, rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën ka qenë e bllokuar në njërin krah dhe lëvizja e mjeteve kryhej me shumë vështirësi, pasi gurë të shumtë dhe dheu kishin bllokuar tërësisht një korsi të kësaj rruge.
 
Forcat e policisë dhe mjetet e rënda kanë bërë të mundur pastrimin e këtij segmenti, i cili sërish vijon të jetë problematik për shkak të rrëshqitjeve të shpeshta të dherave në segmente të caktuara të kësaj rruge.

Top Channel