Durrës, merret peng një 40-vjeçar

06/01/2016 21:00

Një 40-vjeçar nga Durrësi është marrë peng mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar.

Persona ende të paidentifikuar dhe të veshur me uniforma policie dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Gazment Çollaku nga Durrësi, në momentin që ai ka zbritur nga automjeti i tij.

Ngjarja ka ndodhur prapa dy kullave binjake, në afërsi të hyrjes së portit detar.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se pengmarrësit kanë pasur veshje policie dhe janë larguar me një makinë tip Audi, me targa gjermane.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel