Janet Jackson vuan nga kanceri

07/01/2016 00:00

Këngëtarja Janet Jackson raportohet t’i jetë nënshtruar disa analizave për kancer në fyt, sipas “RadarOnline”. Uebsajti raporton se kjo është arsyeja e vërtetë se pse artistes 79-vjeçare i është dashur ta shtyjë turneun e saj “Unbreakable” pasi duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Në një postim të bërë në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Jackon shkruan: “Dua që t’ju bëj me dije pasi e mësova sot nga doktorët e mi se duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrje kirurgjikale së shpejti. Më dhemb shpirti t’ju them se më duhet ta shtyj turneun tim deri në pranverë”.

Turneu i këngëtares legjendare ishte planifikuar të fillonte më 9 Janar dhe të mbyllej në fund të muajit qershor. Sipas “RadarOnline”, doktorët kanë gjetur një masë të madhe në kordat vokale të Janet që mund të jetë serioze.

Top Channel