Gaga guxon më shumë seç duhet

07/01/2016 00:00

Lady Gaga ka guxuar më tepër seç duhet në kopertinën e revistës “V”. Në koverin e kësaj reviste aktorja dhe këngëtarja shihet duke pozuar përkrah aktores Daphne Guinness.

Trashëgimtarja e Arthur Guinness është vendosur në qendër të kopertinës, duke treguar gjoksin e saj ndërkohë që qëndron përballë Lady Gaga-s.

Gaga, e cila ka veshur një dorashkë për setin fotografik, mbulon me dorë gjoksin e ikonës së modës. Ka qenë ylli i popit që e ka postuar këtë fotografi në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke bërë që të marrë mijëra pëlqime që në minutat e para të publikimit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel