Barça-Espanjol, goli spektakolar i Messit me goditje dënimi (Video)

07/01/2016 00:00

Leo Messi shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit, që Barcelona e fitoi 4-1 ndaj Espanjolit.

Argjentinasi nuk goditi siç e ka zakon, por përdori forcën. Topi u përplas në traversë para se të kalonte vijën fatale.

Messi, Neymar, Suarez e lojtarët e tjerë të Barcelonës dhuruan një mbrëmje fantastike të mërkurën, duke fituar 4-1 derbin ndaj Espanjolit.

Edhe pse kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Mbretit, Enrique hodhi në fushën e lojës që nga minuta e parë formacionin e tij më të mirë duke mos kursyer asnjë nga ‘yjet’ e tij, ndoshta nga fakti se rivalët që kishte përballë ja bënë të vështirë ndeshjen e parë të këtij viti, madje i morën edhe një pikë në takimin e zhvilluar vetëm 4 ditë më parë të vlefshëm për kampionat, i cili u mbyll me rezultatin 0-0.

Top Channel