Provokimi i Penianit, SHBA, Seuli dhe Japonia të bashkuar

07/01/2016 00:00

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia thanë se do të jenë të bashkuara në reagimin e tyre lidhur me pretendimet e Koresë së Veriut se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Peniani bëri me dije se e kishte kryer testin të mërkurën, dhe nëse kjo do të konfirmohet do të ishte testi i katërt bërthamor, dhe i pari që përfshin një bombë të fuqishme me hidrogjen. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Barak Obama kishte zhvilluar bisedime me presidenten koreanojugore Park Geun-Hye dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Përmes një deklarate bëhet e ditur se ata kishin rënë dakord të punonin bashkë për nxitjen e një reagimi të fortë ndërkombëtar ndaj sjelljes së pamatur të Penianit, sic e cilësuan. Abe tha për gazetarët se akti provokues i Koresë së Veriut ishte i papranueshëm për ta dhe se do të reagonin ashpër në bashkëpunim me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë presidenca e Koresë së Jugut tha në një deklaratë se liderja Park Guen Hye kishte rënë dakord për të bashkëpunuar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhej të garantonte që Koreja e Veriut të paguante çmimin e merituar për testin bërthamor.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme dënoi me termat më të ashpër testin bërthamor duke e cilësuar atë si një kërcënim të pastër për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Organi më i lartë i OKB u dakordua për marrjen e masave të reja kundër Koresë së Veriut.

Ambasadori i Japonisë në OKB, kërkoi miratimin e një tjetër rezolute të fortë kundër Penianit, me pretendimin se autoriteti dhe besueshmëria e Këshillit të Sigurimit do të viheshin në pikëpyetje nëse nuk do të merren masa të tilla. Por ambasadori rus, vendi i të cilit ka marrëdhënie më të ngrohta me Penianin tha se do të ishte e tepërt të kërkohej që Moska të mbështeste sanksione të mëtejshme.

E megjithate skepticizmi lidhur me vërtetësinë e pretendimeve të vendit komunist për testimin e një bombe me hidrog

Top Channel