Rrëshqitje dherash, bllokohet për 2 orë Elbasan-Librazhd

07/01/2016 10:15

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar për shkak të rrëshqitjes masive të dherave, duke mundësuar kalimin vetëm pas dy orësh.

Në Xibrakë, në vendin e quajtur ish magazinat e Rezervave të Shtetit rruga është bllokuar totalisht. Policia largoi mjett larg zonës së rrezikut, pasi kishte sërish rrezik për rrëshqitje dherash.

Drejtoria e rrugëve dhe firma kontraktuese bën të mundur hapjen në kohë rekord të rrugës. Ndërkaq, e bllokuar për pak kohë ka qënë dhe rruga Elbasan- Gramsh, por tashmë është bërë i mundur një kalim provizor për zhbllokimin e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel