Aksident në Tiranë, ndërron jetë në spital 41-vjeçari

07/01/2016 10:50

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Kasharit, ku janë aksidentuar dy automjete.

Mjeti me targë AA 554 JM me drejtues L. F, i cili ka mbetur i plagosur, është përplasur me mjetin me targë AA 099 LG, me drejtues Fredi Zogu, 41 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe pasagjeri N. Ll, 31 vjeç.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel