Përmbytjet, evakuohen dhjetra familje në mbarë vendin

07/01/2016 10:45

Dhjetra familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

Evakuimi është bërë nga ana e forcave të ushtrisë, të cilat, në vijim të operacionit për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet, kanë angazhuar deri në këto momente rreth 250 forca, mbi 35 mjete të ndryshme si fadroma, kamionë dhe eskavatorë si dhe një helikopter Cougar.

Angazhimi i forcave ushtarake ka vijuar në disa zona problematike si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shijak dhe Gjoricë të Dibrës.

Aktualisht, një helikopter Cougar po kryen një operacion për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Katundit të Ri në Qerret të Durrësit, të cilët janë të bllokuar nga ujrat.

Deri në këto momente nga toka është bërë e mundur evakuimi i 74 personave, si dhe është transportuar edhe dokumentacioni i shkollës në Qerret. Krahas helikopterit, FA kanë angazhuar në këtë zonë edhe mjete të tjera shpëtimi nga Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje, për t’i ardhur në ndihmë dhe evakuar njerëzit në nevojë.

FOTO GALERI
1/9
Përmbytjet, evakuohen dhjetra familje në mbarë vendin

Top Channel