Vlorë, kanalizimet shpëtojnë qytetin

07/01/2016 00:00

Reshje të dendura pati edhe në Vlorë, ku ujërat u rikthyen në rrugët e qytetit, por ndryshe nga herët e tjera nuk shkaktuan dëme në banesa e dyqane.

Kjo ndodhi për shkak se kanalet e mëdha të ujërave të larta u zhbllokuan tërësisht vetëm disa javë më parë, me një ndërhyrje të bashkisë.

“Ndryshe nga herët e tjera duket që ka pasur një tërheqje më të shpejtë të ujërave se më parë. Kontrollova punimet e fundit që kemi kryer në kanalin e Sjapit dhe ato mbi Spitallë, që funksiononin mrekullisht. Puna nuk ka mbaruar dhe po punojmë në të gjitha segmentet”, deklaroi kryetari i bashkisë, Dritan Leli.

Punonjësit e bashkisë vijuan punën për të mbajtur në funksion kanalizimet e puestat, ndërkohë që edhe hidrovori i Akernisë ka qenë në funksion me të katër pompat. Ndërkohë, sërish pati rrëshqitje dherash në aksin Vlorë-Radhimë, i cili qëndroi i bllokuar për një orë.

Top Channel