Shkodër, arrest me burg vrasësit të dy vëllezërve

07/01/2016 00:00

Gjykata e Shkodrës ka dhënë paraditen e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Aleksandër Dushaj.

Dushaj akuzohet për vrasjen e vëllezërve Shkambi pak ditë më parë për motive të dobëta. Atij i janë atribuar veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Mësohet se gjatë seancës Dushaj ka shfaqur shenja pendese.

Dushaj vrau vëllezërit Abdullah dhe Skënder Shkambi pasi këta kishin refuzuar t’i jepnin për nuse motrën e tyre. Pas një kërkimi masiv të zhvilluar në rrethinat pyjore të fshatit Drisht, Dushaj u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.

Top Channel