Fansat e Elvis Presley “pushtojnë” Australinë

07/01/2016 00:00

Fansat e Elvis Presley janë grumbulluar në Australi për festivalin e përvitshëm që mbahet për nder të “Mbretit”.

Admirues, imitues dhe sozi të tij u dyndën të martën në Parkes Elvis Festival të New South Wales, aty ku në datën 8 janar do të festohet ditëlindja e këngëtarit të famshëm.

Pritet që në këtë festival të jenë të pranishëm më shumë se 22 mijë persona.

Festivali përmban koncerte dhe konkurs imituesish, por bukuri ka edhe udhëtimi prej 6 orësh me tren që fansat bëjnë së bashku.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel