Një gjykatë në SHBA ka vendosur që një majmun që ka bërë selfie të mos zotërojë të drejtën e autorit të fotove.
Vendimi vjen pas një padie të ngritur një vit më parë nga një shoqatë për trajtimin e kafshëve, e cila kërkonte të drejtën të administronte të ardhurat që vinin nga fotot e bëra nga majmuni Naruto në Indonezi, në 2011.
Ai përdorte një aparat fotografik të fotografit të natyrës, David Slater. Në padi thuhet se fotot Naruto i ka bërë pa ndihmën e fotografit britanik, duke bërë selfie “nëpërmjet veprimeve të qëllimta dhe vullnetare… pa ndihmën e Slater”.
Veprimet e Narutos si një autor, thotë padia, përfshijnë edhe shtypjen e butotnit butonit të shkrepjes disa herë duke kuptuar lidhjen shkak pasojë mes shtypjes dhe lëshimit të butonit, dhe ndryshimet në reflektimin e kameras.”
Megjithatë avokatët e Slater thonë se fotografi kishte krijuar një marrëdhënie miqësore dhe besimi me disa majmunë për disa ditë dhe ishte vendim i tij vendosja dhe rregullimi i kameras për të shkrepur foto.
Top Channel