Përmbytje masive në Shijak, Erzeni shkakton dëme të mëdha

07/01/2016 00:00

Lumi Erzen ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Shijak dhe zonën përreth.

Natën e djeshme një kompleks blegtoral u shkatërrua nga ujërat dhe shumë bagëti ngordhën, ndërkohë që rritja e nivelit të ujërave u shoqërua me evakuimin e shpejtë të banorëve të zonës.

Me dhjetëra banesa janë në mes të ujit dhe në disa raste është dashur ndërhyrja me helikopter për të transportuar banorët në zonat më të rrezikuara. Vetëm në Katundit të Ri janë evakuuar 74 persona.

“Aktualisht, paralelisht me operacionet e shpëtimit, ne po ofrojmë ndihmat me ushqime dhe veshmbathje. Ndërkohë, kovaleshenca e Ministrisë së Brendshme është e gatshme për çdo familje që pranon të strehohet në të. Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar tek të afërmit”, ka deklaruar shefi i emergjencave, Shemsi Prençi.

“Situata gjatë natës ka qenë dramatike, por falë ndërhyrjes së 200 forcave të policisë, ushtrisë dhe emergjencave, ajo u lehtësua. Me ndërhyrjen e 8 skafeve banorët u evakuuan”, ka thënë ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Situata vijon shumë e rëndë në këtë zonë dhe lajmi i mirë është vetëm ndërprerja e reshjeve në gjithë zonën ujëmbledhëse të lumit Erzen.

Top Channel