Ambasadori amerikan Lu takohet me kreun e Kuvendit Meta

07/01/2016 15:15

Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar pas mesditës me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Mësohet se takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit.

Reforma në drejtësi mund të jetë tema kryesore e takimit Lu-Meta, megjithëse nuk bëhet e ditur asnjë detaj nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Aktualish, reforma në drejtësi është bllokuar pasi opozita nuk merr pjesë në komision. Demokratët kanë lajmëruar që pas mosmarrëveshjeve të së martës se ata nuk mund të ishin pjesë e dekorit dhe askush të mos i dëgjonte.

Top Channel