Nëse keni në plan që t’i propozoni një modeleje të “Victoria Secret”, atëherë kujdesuni që ai të jetë po aq i veçantë sa i Dj Ruckus.

Ky i fundit ka vendosur t’i propozojë bukuroshes Shanina Shaik i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij, Lenny Kravitz dhe dy herë fituesit i çmimit “Oscar”, Denzel Washington.

Ruckus kishte shkuar në ishullin privat të Lennyt në Bahamas me dy unaza të ndryshme, në mënyrë që Shanina të zgjidhte atë që pëlqen më shumë.

Nuk mund të mungonte një fotograf që të kapte këtë moment kaq romantik, kur Ruckus ulet në gjunjë dhe i kërkon dorën bukuroshes 24-vjeçare e cila shihet shumë seksi me bikini.

Shanina zgjodhi unazën me shkronjën G dhe S, që janë edhe shkronjat e para të emrave të çiftit, Greg Andrews, emri i vërtetë i Ruckus dhe Shanina. Pas propozimit, një foto grupi bashkë me Denzel dhe Lenny që shihen mes tyre.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel