Basha: Çerma dhe Sukthi në mëshirë të fatit

07/01/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka vizituar nga afër disa nga zonat e përmbytura, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në Çermë, Shkumbini ka çarë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur 3 orët e fundit. Dhjetëra metër kub ujë për sekondë vërshojnë përmes çarjes, duke zgjeruar njollën e përmbytjes. Asnjë masë deri tani për mbylljen e çarjes”, shkruan Basha në profilin e tij.

Sipas kreut të opozitës, situata është alarmante edhe në Sukth, “ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1.200 familje”.

“Niveli i ujit në shumë raste është mbi 1,5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”, ka konstatuar Basha.

Top Channel