Ndihma e Vuçiçit, Mustafa: Faleminderit, i kemi marrë të gjitha masat

07/01/2016 00:00

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka konfirmuar ofrimin e ndihmës nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje më përmbytjet, ndihmë që për qeverinë ka qenë e panevojshme.

“Kryeministri Isa Mustafa ka pranuar sot një telefonatë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka ofruar gatishmërinë e tij për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës, pas përmbytjeve që kanë ndodhur në disa rajone të vendit”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, kryeministri Mustafa e ka falënderuar Vuçiçin për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se, institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, tashmë janë tejkaluar rreziqet dhe se, në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë.

Top Channel