Çfarë i ka ndodhur Chandler Bingut?

07/01/2016 00:00

Ai ka arritur kulmin e famës me rolin e tij si Chandler Bing në serialin “Friends”, por duket se gjërat nuk shkojnë siç duhet për aktorin e famshëm.

Matthew Perry është fotografuar rrugëve të Londrës ditën e mërkurë ku dukej shumë ndryshe nga ai personazhi i rregullt që jemi mësuar të shohim.

Aktori 46-vjeçar thuajse nuk njihej nga pamja e tij dhe dukej në një gjendje shumë të lodhur.

Matthew momentalisht po përgatitet për të publikuar “The End Of Longing”, një komedi e shkruar nga ai, e cila pritet të publikohet në muajin shkurt.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel