Ministria e Bujqësisë: Dëme të mëdha në tokat bujqësore

07/01/2016 00:00

Ministria e Bujqësisë ka raportuar pasditen e së enjtes mbi situatën dhe dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet në shkallë vendi.

Në një njoftim zyrtar të këtij dikasteri bëhet me dije se në disa fshatra ujërat kanë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë.

Kështu, në Muriqan janë përmbytur 2 hektarë tokë; në Labinot Fushë rreth 4 dynymë; në Rrashbull 40 hektarë; në Sukth 25 hektarë dhe në Ishëm 200 hektarë.

Ndërkohë, dëme kanë pësuar edhe tokat në fshatrat Kapidanaj e Gjuricaj, por për momentin nuk dihet me saktësi bilanci i dëmeve.

Top Channel