Januzaj kthehet tek United, Trashaj firmos me Evertonin

07/01/2016 00:00

Adnan Januzaj është rikthyer në “Old Traford” pas disa muajsh huazimi te Drotmund. Lojtari me origjinë shqiptare kaloi muaj ferri në Gjermani, për shkak se u aktivizua vetëm një herë në kampionat.

Trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel deklaroi se Januzaj nuk ishte gati mendërisht që të luantë me ekipin e parë. Ndërkohë, drejtori i skuadrës gjermane, Michael Zorc tha se huazimi i Januzajt nuk ishte një marrëveshje e mirë për asnjërën palë.

“Ishte dëshira e Adnanit që të kthehej në Angli. Në fund të fundit, huazimi i tij nuk ishte një marrëveshje e mirë për asnjërën palë”, tha ai.

Van Gaal nuk e kishte në plan që të rikthente Januzajn, mirëpo për shkak se nuk gëzonte minuta shumë në Gjermani u pajtua që ta rikthente, edhe pse ai i kishte sugjeruar që të mos zgjidhte Dortmundin.

Ndërkohë, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet me 21-vjeçarët e Zvicrës, Shani Trashaj ka kompletuar transferimin tek Everton. 20-vjeçari ka firosur një kontratë 4-vjeçare, mirëpo do të vazhdojë të luajë me Grasshopers deri në fund të sezonit.

“Shaniu është një talent i jashtëzakonshëm që ka një të ardhme të ndritur. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të transferojmë një lojtar të tillë. Falendërojme Grasshoper që janë treguar shumë profesionistë. Trashaj do të na bashkohet nga sezoni i ardhshëm”, tha trajneri i Evertonit, Roberto Martinez.

Top Channel