Albian Ajeti drejt Premier Leagues

07/01/2016 00:00

Newcastle United kërkon të huazojë talentin shqiptar të Baselit, Albian Ajeti, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Kontrata e sulmuesit të Kombëtares U21 të Zvicrës skadon në verë dhe Ajeti ka refuzuar që të firmos rinovimin.

Newcastle kërkon që  të përforcojë radhët e veta me 18-vjeçarin i cili ka shënuar një gol në shtatë ndeshje këtë sezon, ose pesë gola në 17 paraqtije gjithsej.

Vëllai i Arlind dhe Adonis Ajetit, është aktivizuar me moshat e Zvicrës nga kategoria e 15-vjeçarëve, ndërsa ka akoma mundësi që të zgjedh Shqipërinë si Kombëtaren A.

Aktualisht, Newcastle është duke luftuar për mbijetesë e pozicionuar si e 18-a në klasfikimin e Premier Leagues.

Top Channel