Aksident në rrugën e Rinasit, një i vdekur dhe dy të plagosur

07/01/2016 00:00

Një aksident rrugor i regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën e Rinasit, në afërsi të Fushë Krujës, i ka marrë jetën njërit prej dy drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në përplasje me njëra-tjetrën, si dhe ka plagosur edhe një pasagjer.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, ndërkohë që nga përplasja mbetën të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve Ford, me targa AA 686 IT, dhe Benz, me targa AA 937 BK.

Njëri prej tyre Julian Rica, 32 vjeç, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që drejtuesi i dytë Kastriot Lleshi, 33 vjeç, i mjetit tip Benz dhe Dritan Gjergjaj, 40 vjeç kanë mbetur të plagosur.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel