Prurjet e Shkumbinit shembin urën, 100 familje të izoluara

07/01/2016 00:00

Prurjet e jashtëzakonshme të lumit Shkumbin kanë shembur edhe urën që lidh fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, në Bashkinë Elbasan, duke izoluar 100 familje të këtij fshati.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen emergjente, që të mund të sigurojë të paktën kalimin e këmbësorëve, ndërkohë që momentalisht nuk mund të flitët për kalimin e mjeteve. Ata gjithashtu akuzojnë kompaninë, që ka ndërtuar këtë urë 10 vite më parë, për cilësi të keqe të punimeve.

Edhe Prefekti Arben Kamami ka shkuar për të parë situatën nga afër. Duke konstatuar gjendjen e rëndë, ai u ka bërë thirrje banorëve, që në asnjë rast të mos tentojnë të kalojnë përmes ujërave të lumit.

Ndërkohë, prurjet rekord të lumit Shkumbin kanë copëtuar dhe shembur edhe një pjesë të aksit nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrrakë.

Top Channel