Jahjaga, vizitë në familjen serbe për Krishtlindjen ortodokse

07/01/2016 00:00

Gjatë ditës së enjte, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi edhe një familje serbe në komunën e Graçanicës.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, Jahjaga ka vizituar familjen e Milos Maksimoviçit, të cilit i ka uruar festën e Krishtlindjes ortodokse.

Bashkë me urimet për një vit të mbarë, Presidentja uroi që të gjithë në Kosovë të punojnë së bashku për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Top Channel