Plagoset në Irak një nga figurat më të rëndësishme të ISIS

08/01/2016 05:05

Një zëdhënës i ISIS, Abu Mohammed al-Adnani, një nga figurat më të njohura të Shtetit Islamik është plagosur të mërkurën nga bombardimet në provincën Anbar. Lajmi është transmetuar nga CNN që citon burime ushtarake në Bagdad.

Abu Mohammed al-Adnani, është krahu i djathtë i udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai do të jetë pasardhësi i al-Baghdadit.

CNN shkruan se al-Adnani ka mbetur i plagosur gjatë sulmeve të ndërmarra nga forcat irakiane. Edhe pse Abu Bakr al-Baghdadi është lider i ISIS, al-Adnani është figura më e njohur e tyre, pasi në shumë prej mesazheve të lëshuara nga organizata është ai që shfaqet.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka caktuar 5 milionë dollarë mbi kokën e Abu Mohammed al-Adnani.

Sipas koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS, vetëm këtë javë janë vrarë më shumë se 100 luftëtarë të Shtetit Islamik nga sulmet ajrore të koalicioni që mbështet ushtrinë irakiane.

Top Channel