Hollivud, Steve Carell nderohet me yll në Bulevardin e Famës

08/01/2016 00:00

Steve Carell është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës së Hollivudit.

Aktori amerikan, i shoqëruar nga familja e tij dhe nga kolegët Will Ferrell dhe Ryan Gosling, falenderoi fansat që ishin të pranishëm në ceremoni, pavarësisht shiut.

Carell është bërë i famshëm falë serialit amerikan “The Office”, ndërsa në vitin 2014 u nominua për çmim Oscar falë interpretimit të tij në filmin “Foxcatcher”.

“Është e pabesueshme. Të gjithë ju që po qëndroni si pula të lagura, duhet ta dini se e vlerësoj shumë prezencën tuaj”, tha Carell në fjalën e tij.

Top Channel