Belgjikë, zbulohet streha e autorëve të masakrës së Parisit

08/01/2016 11:10

Hetuesit belgë besojnë se kanë gjetur një apartament në Bruksel, ku mund të jenë strehuar autorët e sulmeve në Paris pas kryerjes së masakrës së nëntorit.

Apartamenti në fjalë ndodhet në rajonin Schaerbeek. Policia ka gjetur në të gjurmë eksplozivësh, breza shpërthyes artizanalë dhe gjurmë gishtërinjsh të personit të shpallur në kërkim Salah Abdeslam.

Sipas mediave belge, apartamenti ishte dhënë me qira përmes një emri të rremë dhe mund të jetë përdorur nga njëri prej bashkëpunëtorëve të sulmeve në Paris, ndoshta i arrestuar nga autoritetet belge pas gjuetisë masive që pasoi sulmet e Parisit.

130 persona gjetën vdekjen nga bombat vetëvrasëse dhe plumbat e kallashnikovit që tronditën kryeqytetin francez në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Top Channel