Lamborgini noton më së miri në ujë

08/01/2016 00:00

Teksa rrugët në Kaliforni janë të përmbytura nga El Nino, pronari i një makinë luksoze ka vendosur të marë përsipër duke ecur me Lamborginin e tij.

Një video e hedhur në Facebook tregon një Lamborgini, të një vlere prej 200 mijë dollarësh që ecën në rrugët e përmbytura të San Franciscos. Makina mjaft e ulët ecën mes pellgut të madh të ujit, ku automjetet e tjera ecin me vështirësi.

Shoferi vendos të vazhdojë rrugën mes për mes ujit, ku lartësia e tij arrin deri tek xhamat e automjetit luksoz. Megjithatë Lamborgini ecën, ndonjëherë edhe shton shpejtësinë, duke krijuar një vijë të gjatë uji.

Papritur ajo del në anën tjetër, në tokë të thatë dhe ecën pa asnjë problem. Videoja është bërë virale dhe është parë më shumë se 1.1 milionë herë.

Top Channel