Mediat angleze: Ronaldo do të largohet nga Reali

08/01/2016 12:50

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një largim të Ronaldos nga Reali i Madridit, pavarësisht deklaratave të fundit të agjentit të lojtarit për qëndrimin e tij deri në mbyllje të karrierës.

Këtë radhë, ajo që flet për këtë çështje është e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës, me largimin e luzitanit nga Madridi, ai që do të konsiderohet ylli i ri i Realit do të jetë Gareth Bale. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Manchester United dhe Paris Saint Germain janë në dijeni të kësaj situate te klubi spanjoll dhe tashmë kanë filluar që të bëjnë lëvizjet e tyre për të siguruar shërbimin Ronaldos.

Te Reali i Madridit tashmë ajo që kërkohet është që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e Ronaldos, por është ky i fundit ai që do të marrë vendimin e tij pasi të ketë studiuar ofertat për të zgjedhur atë që mbron më mirë interesat e tij.

Top Channel