FA rehabilitojnë urën e Zall Bastarit

08/01/2016 00:00

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e urës së Zall Bastarit, e cila lidh 12 fshatra me kryeqytetin.

Pas kërkesës së bashkisë së Tiranës, komanda e mbështetjes operacionale ka nisur nga puna. Këtë të premte kanë qënë në terren 105 forca të FA-ve në vendet ku paraqiten probleme nga përmbytjet.

Në terren krahas efektivëve janë dhe 32 mjete të ndryshme duke nisur që nga fadromat, eskavatorët, mjetet e transportit me kalueshmëri të lartë, gomone uji etj.

Top Channel