Ajeti: Shpëtoj Frosinonen dhe “fluturoj” në Europian

08/01/2016 00:00

Debutim ëndrrash, kështu e cilësuan të gjithë debutimin e Arlind Ajetit, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, me fanellën e Frosionones. Në 90 minutëshin e parë më skuadrën italiane, 22-vjeëari jo vetëm që bëri një paraqtije të mirë, por shënoi edhe një gol.

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “Gazzeta dello Sport” i ka kushtuar një faqe të tërë Ajetit, duke shkruar se Frosinone ka bërë një blerje shumë të mirë.

Në intervistë, Ajeti tregon edhe dëshirat që ka për këtë vit kalendarik, duke thënë se dëshiron që të sigurojë qëndrimin në Serie A me Forsiononen dhe të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2016.
 
“Te Baseli luaja pak dhe kisha dëshirë për një aventurë të re. Frosinone nuk është një klub shumë i mad,h por është skuadër ideale për mua për t’u rritur si futbollist. E kuptoj mirë gjuhën italiane edhe pse kam vetëm dicka më shumë se 1 muaj që ndodhem këtu. De Biasi më ka folur shumë mirë për Frosinonen dhe më ka këshilluar të transferohem te kjo skuadër. Dy objektivat e mi për vitin 2016 janë të siguroj mbijetesën me Frosinonen dhe të luaj në Euro 2016 me Shqipërinë”, shprehet 22-vjeëari.

Sfida e radhës e Frosiones do të jetë kundër Napolit dhe Ajeti do të përballet me shokun e skuadrës në Kombëtare, Elseid Hysaj. I pyetur për takimin ndaj të kaltërve dhe përballjen me Hysajn, Ajeti u përgjigj në këtë mënyrë.

“Elseidi është një mik shumë i mirë i imi dhe mbi të gjitha një futbollist i madh. Është diëka shumë e bukur për mua të luaj përkrah tij në Kombëtare. A do të flas me të përpara ndeshjes? Më mirë jo, pasi na nevojitet vemëm fitorja dhe nuk mund të tolerojmë”, u shpreh Ajeti për të përdtishmen italiane.

Ajeti mendon se Franca është skuadra favorite për ta mbyllur Grupin A në vendin e parë, mirëpo paralajmëron se edhe Shqipëria ka të gjitha cilësitë për të kaluar në fazën tjetër.

Top Channel