Khloe, akuza ndaj Kylie Jenner

08/01/2016 00:00

Khloe Kardashian ka akuzuar motrën më të vogël, Kylie Jenner se po kopjon stilin e saj.

Në klipin e episodit më të ri të reality show “Keeping up with the Kardashians”, 31-vjeçarja i thotë disa fjalë motrës.

“S’ka problem, Kylie, gjithçka në rregull. Bëre flokët bjonde pasi i bëra unë, pastaj kishte të njëjtën kostum banjoje siç e kisha unë”, thotë Kloe derisa janë në makinë.

“Të gjithë mendojnë se po të kopjoj ty, por s’ka problem”, i drejtohet sërish Khloe 18-vjeçares.

FOTO GALERI
1/2
Khloe Kardashian

Top Channel