Skandali i Justin Bieber në Meksikë

08/01/2016 00:00

Justin Bieber ndoshta duhet të kërkojë falje pas skandalit në një muze arkeologjik meksikan.

21-vjeçari kishte vendosur që të vizionte Kalanë e Mayan të Tulumit të enjten pasdite, por i është kërkuar që të dalë menjëherë jashtë për shkak të sjelljeve të tij.

Fillimisht, ai nuk ishte lënë që të futej brenda për shkak se me vete kishte një shishe birrë, gjë që ndalohet brenda ambienteve.

Megjithëe birrën e ka lënë jashtë, Bieber kur ka hyrë brenda ka tentuar të bëjë një foto duke nxjerrë të pasmet e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rojeve të kalasë të cilët i kanë kërkuar që të dalë jashtë. Gazetat lokale meksikane shkruajnë se për 15 minuta kishte një debat të fortë mes rojeve të kalasë dhe truprojave të këngëtarit.

Gjithsesi, këngëtari është larguar pasi në vendngjarje kanë shkuar edhe oficerët e policisë të cilët kanë shmangur edhe një incident më të madh.

Top Channel