Shoqërohen dy punonjës të OSHEE-së në Maqellarë

08/01/2016 00:00

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë ndaluar dhe shoqëruar nga uniformat blu në komisariatin e Maqellarës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave, shoqërimi i dy punonjësve është bërë pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Burimet nuk kanë bërë të ditur identitetet e dy punonjësve, por i kanë identifikuar ata me inicialet B.P dhe Sh.P.

Top Channel