Tiranë, përplasen 7 automjete në rrugën e Rinasit

08/01/2016 00:00

Një aksident automobilistik është verifikuar pasditen e së premtes në rrugën e Rinasit, ku janë përplasur njëra pas tjetrës 7 automjete.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave si pasojë e aksidentit 3 persona kanë marrë plagë të lehta.

Burimet saktësojnë se inspektorët e mbërritur në vendngjarje kanë bindjen se shkak i aksidentit janë bërë shpejtësia e automjeteve dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë.

Top Channel