Nicole, e lumtur me lidhjen e saj

08/01/2016 00:00

Nicole Scherzinger ka konfirmuar thashethemet se ajo po takohet më tenistin Grigor Dimitrov.

Ajo duket shumë e lumtur që sekreti i saj është bërë publik. Ajo është shfaqur e veshur e gjitha në të zezë, gjatë një darke mbrëmjen e djeshme.

Nicole ka treguar stilin e saj të veçantë, e veshur me një këmishë lëkure, e cila tregonte më së miri format e mrekullueshme.

Ish-këngëtarja e “Pussycat Dolls”, me këtë veshje nxirrte më në pah edhe këmbët e saj, me xhinset e ngushta.

37-vjeçarja sapo është kthyer nga udhëtim në Australi ku ka konfirmuar edhe lajmin e lidhjes së saj me Grigor Dimitrov, pas ndeshjes së tenisit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel