Longoria: I fejuari nuk e dinte se kush isha

08/01/2016 00:00

Eva Longoria u fejua muajin e kaluar me Jose antonio Baston gjatë një udhëtimi shumë romantik në Dubai. 40-vjeçarja ka rrëfyer se i fejuari i saj nuk e dinte kush ishte ajo kur janë takuar për herë të parë.

“Dikush na njoftojë dhe thjesht bëri një ‘uh’, që ishte shumë  e bukur. Pra, ishte si diçka, ‘pra, ti je një aktore’. Dhe unë ‘po, jam një aktore dhe shumë e njohur në Kinë. Njerëzit në të gjithë botën kanë parë filmat e mi, por ti nuk ke parë asnjërin prej tyre’”, tregoi duke qeshur Eva.

Ajo ka thënë se ku dilnin bashkë me të fejuarin njerëzit gjithmonë kërkonin një foto me të dhe se ai ishte i habitur se sa shumë e donin aktoren, ndërkohë që ai nuk e kishte njohur.

Baston kishte premtuar se do t’i shihte filmat ose episodat e telenovelave ku ka luajtur e fejuara e tij, por skenat ku ajo ishte në shtrat me dikë tjetër nuk i “preferonte”.

“Mirë, lë të kalojë te pjesa tjetër, sepse aty nuk bëj dashuri me asnjë”, tregote Eva t’i ketë thënë të fejuarit të saj gjatë skenave të “nxehta” ku ishte ajo.

Top Channel