Meksikë, arrestohet sërish “El Chapo”, bosi më i kërkuar i drogës

08/01/2016 00:00

Autoritetet meksikane kanë kapur sërish bosin e drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”, pas 6 muajve të kaluar i fshehur që prej arratisjes nga një burg i sigurisë së lartë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter” bëri të ditur: “Misioni u përmbush. E kapëm!”.

Guzman ishte një prej bosëve më të fuqishëm dhe më të kërkuar në botë, pasi karteli i drejtuar prej tij në Sinaloa trafikonte kokainë, heroinë dhe metamfetaminë drejt Shteteve të Bashkuara.

SHBA-të, nga ana e tyre, kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në rikapjen e lordit të drogës.

Guzman, i cili u kap në vitin 2014 – sërish nën drejtimin e Presidencës nga Pena Nieto, – ishte arratisur edhe një tjetër herë në vitin 2001 përmes një tuneli nëntokësor, teksa i ishin vënë prangat për herë të parë në vitin 1993.

Top Channel